Ja pse duhet të hani papaja çdo ditë

Përfitimet shëndetësore të këtij fruti tropikal shkojnë përtej shijes së ëmbël që ka. Sipas një hulumtimi, konsumimi i rregullt i papajës mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, dhe kancerit. Përveç kësaj, papaja është shumë e papajadobishme për përmirësimin e tretjes dhe glukozës në gjak, kontrollin  e  diabetit, uljen e presionit të gjakut.

Papaja ka shumë vitaminë C, edhe pse nuk është agrume. Në fakt, papaja përmban 144% të marrjes së rekomanduar ditore për këtë vitaminë, që e bën atë jashtëzakonisht efikase në luftën kundër infeksioneve dhe radikaleve të lira, për shkak të faktit se vitamina C është një antioksidant i fuqishëm.

Fruti tropikal është gjithashtu një burim i pasur i vitaminës A, e cila është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe mukozës. Në fakt, vitaminë A është më e dobishme për përmirësimin dhe ruajtjen e shëndetit pamor, që e bën atë një mjet të fuqishëm në luftën kundër degjenerimit makular.

Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeqa/ Burimi: Healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit