Ja pse duhet t’i shtoni sa më shumë bishtajore dietës suaj të përditshme!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

bishtajoreFamilja e bishtajoreve e përbërë nga fasulja, bizelet, thjerrëzat, kikirikët, bathët dhe soja, mund të konsiderohen pa frikë si kuruesit më të mirë të zemrës.

Të pajisura me vlera të larta ushqyese, ato luajnë një rol ët rëndësishëm edhe në mbrojtjen e zemrës nga sëmundjet kardio-vaskulare. Kjo
pasi janë ushqime me nivel të ulët yndyror, por të pasura me proteina, karbohidrate dhe fibra, duke ofruar një ndjenjë të këndshme dhe të shëndetshme të të ngopurit.

Bishtajoret  përmbajnë gluten dhe janë ushqime për të gjithë ata që duan ta shmangin glutenin, apo ta pakësojnë atë.  Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit B, përfshirë këtu acid folik, timinë dhe niacinë. Përmbajnë hekur dhe zink, minerale për funksionimin normal konjitiv dhe të sistemit imun. Janë të pasura me proteina. Përmbajnë zero për qind kolesterol.

Fasulet e thata dhe fasulet e sojës përmbajnë toksina, kështu që është e rëndësishme të siguroheni se janë gatuar si duhet para se t’i hani. Gatimi i tyre ndryshon në varësi të llojit të bishtajoreve dhe vjetërsisë së tyre.

Bishtajoret janë veçanërisht të rëndësishme për njerëzit që nuk marrin proteina nga konsumimi i mishit, peshkut ose produkteve të qumështit. Megjithatë, bishtajoret mund të jenë një zgjedhje e shëndetshme edhe për mish-ngrënësit. Ju mund të shtoni bishtajoret në supa, tava dhe salcat e mishit, duke i shtuar këtyre gatimeve cilësi dhe shije të mrekullueshme.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet