Ja pse s’duhet ta pini ujin të cilin e keni ruajtur në makinë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

ujewQendra e “Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit”, ka dalë në përfundimin se kur temperaturat jashtë rriten, temperatura brenda një makine të parkuar në rrezet e diellit, mund të rritet më shumë se në temperatura në një furrë të zakonshme. Sipas një studimi nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, kur temperatura e jashtme është 22 gradë, temperatura e brendshme makines shkon 40 gradë brenda një ore.

Në këto rrethana uji në shishe, mund të përmbajë mikrobe të afta për të ngadalësuar  sistemin imunitar të një personi të sëmurë, brenda një jave. Këto baktere mund të vijnë nga uji ose nga shishja dhe pjesa më e keqe është se mund të shumëzohen nga temperatura e lartë. Por mikrobet janë vetëm një problem, shishja plastike është problemi tjetër.

Në bazë të hulumtimeve, shishja plastike bëhet e dëmshme, pas një periudhe katër-javore, pasi ka ndenjur në nxehtësi. FDA ka paralajmëruar të mos mbani lëngje të nxehta ose të vluara në enë plastike.

Një studim i kryer në Universitetin e Floridës ka zbuluar se të gjitha shishet përmbajnë bisphenol A ose nivelet e BPA në to.

BPA është një kimikat i rrezikshëm  i pranishëm në shishe plastike, si dhe është shkaktar për shumë probleme shëndetësore të tilla si zhvillimi i trurit dhe problemet e tretjes. Fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të shmangin kontaktin me BPA për shkak të rrëzikshmërisë që paraqet.

Njerëzit duhet të dinë se ripërdorimi i shisheve plastike nuk është i sigurt, veçanërisht në qoftë se nuk janë pastruar si duhet. Përdoruesit mund të sëmuren nga patogjenet e akumuluara të cilat mund të shkaktojnë të vjella apo diarre.

Mos pini ujë që ka qenë në makinën tuaj për një periudhë të gjatë kohore, këshillohet ta hidhni atë.

Burimi: healthydiet24/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut