Ja si mund të riktheni butësinë e peshqirëve të vjetër!

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Me siguri e keni vëne re se si peshqirët e rinj pas disa larjeve e humbin butësinë, pavarësisht nga lloji i zbutësit që përdorni. Fatmirësisht, ekziston një mënyrë për t’i rikthyer butësinë peshqirëve dhe për t’i bërë ata të duken si të rinj.peshqir

Uthulla e bardhë e distiluar mund të përdoret në lavanderi për të zbardhur, zbutur dhe larguar erën e keqe të peshqirëve pa i ashpërsuar ato me substanca kimike. Ky ingredient mund të përdoret për të gjitha materialet e peshqirëve.

Uthulla nuk përmban tanin (lëndë që nxirret nga frytet ose lëvoret e disa bimëve dhe përdoret në industri për të regjur lëkurat) dhe kushton lirë.

Ja çfarë mund të bëjë uthulla:

  • zbardh rrobat
  • heq erën e keqe
  • zbut rrobat
  • mbron ngjyrat e zeza
  • pastron njollat
  • largon erën e keqe të duhanit

Udhëzime

Këshilla e parë është që të mos vendosni shumë rroba në makinën larëse, pasi nuk do të lahen mirë. Vendosini peshqirët në makinën larëse dhe shtoni një gjysmë filxhani uthull. Ajo jo vetëm që do t’i zbusë peshqirët, por do të pastrojë edhe makinën larëse dhe do të largojë erën e keqe. Larjen e dytë të peshqirëve duhet ta bëni pa uthull.

Burimi: Healthy Recipes Home / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve