Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Gjethet e lakrave janë si një magnet që tërheq të gjitha sëmundjet nga trupi. Përveç se është një përbërës shumë i mirë për t’u përdorur në ushqime të ndryshme, lakra është gjithashtu e mirë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, si:
Ënjtjet në duar ose këmbë
Nëse keni plagosur këmbën ose dorën dhe kanë filluar të ënjten, vendosni gjethe të lakrës në pjesën e vrarë dhe lidheni mirë me një fashë. Për t’u shëruar më shpejtë, është mirë që ta mbani fashën lidhur gjatë gjithë natës.
Dhimbje koke – Dhimbja e kokës shkaktohet zakonisht nga stresi ose lodhja. Përveç medikamenteve, dhimbjet e kokës mund të lehtësohen edhe me kura natyrale. Një prej tyre janë gjethet e lakrës. Nëse keni dhimbje koke, vendosni një kompresë me gjethe lakre të freskët në pjesën e sipërme të kokës dhe mbajeni për pak kohë deri sa të lehtësohen dhimbjet.
Dhimbje të gjoksit – Nëse ju dhëmb gjoksi për shkak të ushqyerjes me gji të fëmijës, ju mund të vendosni një kompresë me gjethe lakre për t’i lehtësuar dhimbjet.
Burimi: Family Health Freedom Network / https://shendeti.com.al/


