Ja si të trajtoni në shtëpi thonjtë e rritur nën mish

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Thonjtë e rritur nën mish janë një problem që prek shumë njerëz. Ky problem përveçse nuk është aspak estetik, krijon edhe komplikacione të tjera, si: skuqje të zonës së gishtit (zakonisht gishtërinjve të mëdhenj të këmbës), dhimbje, infeksion etj. Ju duhet ta trajtoni këtë problem pa u përkeqësuar situata, sepse në të kundërt mund t’i nënshtroheni operacionit.

thuaFutini këmbët në një legen me ujë të nxehtë dhe mbajini për 15-20 minuta. Uji i ngrohtë shërben për të zbutur thonjtë dhe për ta bërë më të lehtë trajtimin e tyre.

Me anën e prerëses së thonjve pritini thonjtë drejt, jo në mënyrë rrethore, sepse në këto raste mund të shkaktohet mbetja e thonjve anash dhe për pasojë futen nën mish.

Pasi i keni prerë thonjtë drejt, merrni një gjilpërë sterile dhe mundohuni të hiqni pjesën e thoit anash që është futur në mish. Do të jetë pak e dhimbshme, por do t’ju kalojë për pak orë.

Pastrojeni zonën problematike me pak betadinë (jod) dhe lidheni me fashë. Ndërrojeni fashën me betadinë çdo 2-3 orë.

Gjatë kohës që po përdorni trajtimin, mundohuni të mos vishni çorape të ngushta apo këpucë. /

Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha