Përshtati në shqip: Blertina Koka
Kafeina është një nga ilaçet psikoaktive më të përdorura në botë –për një arsye të mirë. Na zgjon nga gjumi, na ndihmon të jemi të përqendruar dhe na siguron energji të reja.
Dhe shumë njerëz e marrin kafeinën nga kafja. Megjithatë shpesh ata janë në mëdyshje nëse duhet ta limitojnë konsumimin e kafes apo të heqin dorë plotësisht prej saj. Është e mundur që të abuzohet me kafeinën – shumë konsumues të kafes e kalojnë sasinë e rekomanduar prej 400 mg kafeinë në ditë, që mund të shkaktojë pagjumësi, rrahje të shpejta zemre dhe nervozizëm, sidomos nëse konsumohet shumë shpejtë.
Megjitha shumë studime në lidhje me kafenë tregojnë se ajo nuk është e dëmshme, madje lidhet me disa përfitime shëndetësore shumë të dobishme.
Studimet sugjerojnë se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar që të vuajnë nga sëmundje të caktuara.
Ka një sërë ushqimesh dhe pijesh që duhet të konsumojmë më pak. Por kafja nuk bën pjesë te kjo listë.
Shëndeti i mëlçisë: Një analizë e rezultateve të 9 studimeve të mëparshme ka treguar se konsumimi i kafes lidhet me një rrezik më të vogël të zhvillimit të cirrozës.
Studimet tregojnë se të konsumuarit e 1 filxhan kafeje në ditë lidhet me 22% më pak rrezik për zhvillimin e cirrozës, një sëmundje e mëlçisë që shkaktohet zakonisht nga konsumimi i tepërt i alkoolit. 2 filxhanë kafe lidhet me 43% më pak rrezik, 3 filxhanë me 57%, ndërsa 4 filxhanë me 65% më pak rrezik.
Sëmunjdet e zemrës: Një analizë e më shumë se 200 studimeve ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë më shumë se 3-4 filxhanë kafe në ditë janë 19% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.
Diabeti tip 2: Një analizë e disa studimeve ka zbuluar se çdo filxhan shtesë kafe në ditë lidhet me 7% më pak rrezik për zhvillimin e diabetit tip 2.
Kancer: Një studim ka zbuluar se konsumuesit e kafes (që konsumojnë të paktën 3 filxhanë kafe në ditë) janë 18% më pak të rrezikuar nga kanceri.
Një tjetër studim ka zbuluar se të paktën 1 filxhan kafe çdo ditë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë dhe 8% më pak rrezik nga endometrioza.
Disa të dhëna tregojnë se konsumuesit e kafes janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga kanceri oral/i fytit dhe kanceri i prostatës.
Sëmundja e alcajmerit dhe demenca: Një analizë e gjerë e studimeve në lidhje me konsumimin e kafes dhe ndikimin e saj në shëndetin mendor ka zbuluar se konsumuesit e rregullt të kafes janë 16% më pak të rrezikuar të vuajnë nga alcajmeri, demenca dhe çrregullime të tjera mendore.
Depresioni: Një studim afatgjatë te më shumë se 50 mijë gra ka zbuluar se konsumimi i të paktën një filxhan kafe çdo javë lidhet me 15% më pak rrezik për zhvillim të depresionit, ndërsa 2-3 filxhanë lidhet me 20% më pak rrezik.
Burimi: Business Insider / Shendeti.com.al


