Karota, ilaçi më i mirë për kollën

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Karotat janë një burim i pasur i vitaminave A dhe B, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Këto perime janë të pasura gjithashtu me vitaminat B, C dhe K, si dhe minerale të llojeve të ndryshme, si: hekur, kalium, magnez, kalcium dhe fosfor.karote_kolle

Përveçse është i mirë për shikimin, karota ndihmon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe për kurimin e problemeve të ndryshme me rrugët e frymëmarrjes, si ftohja, kolla, bronkiti, astma etj.

Sot do t’ju japim një kurë të thjeshtë për shërimin e kollës, e cila mund të përdoret si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Përbërësit:

  • ½ kg karota
  • 3-4 lugë mjaltë

Përgatitja:

Prisni karotat dhe vërini të ziejnë me ujë. Lërini të ziejnë derisa të zbuten, pastaj hiqini nga soba dhe shtypini mirë me një shtrydhëse. Shtoni mjaltin tek karotat dhe përzieni mirë lëngun e formuar. Ky shurup mund të konsumohet rregullisht, duke marrë nga 3-4 lugë gjatë ditës. Pas 1-2 ditësh ju nuk do të keni më kollë.

Burimi: The Health Avengers / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit