Karta Rinore dhe Karta Studentore, lehtësira dhe shërbime me çmime të reduktuara

Elena Beta

karte rinoreKartë rinore apo Kartë Studentore?! Ishte kjo tema që mblodhi bashkë në një diskutim të hapur shoqatat rinore, këshillat studentore, civilë , përfaqësues nga institucione shtetërore si dhe aktorë të tjerë të interesuar.

Ky debat  publik u organizua nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me mbështetjen e Olaf Palme Center dhe në bashkëpunim me Epoka e Re Fier, me qëllimin për të diskutuar mbi avantazhet dhe disavantazhet, mundësitë e implementimit në Shqipëri si dhe aksesin në shërbimet që ofron kjo kartë.

Karta është një mjet i debatuar nga institucione të ndryshme të vendit, si Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila ka hartuar Planin Kombëtar të veprimit për Rininë 2015-2020, ku karta është objektiv më vete i këtij institucioni, , Ministria e Arsimit dhe Sportit, në Nenin 100 i ligjit “Për Arsimin  e Lartë dhe Kërkimin  Shkencor në Republikën e Shqipërisë” parashikon pajisjne me kartën studentore të të gjithë studentëve për përfitimin e lehtësirave  dhe shërbimeve me çmime të reduktuara, si dhe Bashkia e Tiranës.

karte studentore

Lidhur me kartën  janë bërë nje sere propozimesh dhe një nga qëllimet e këtij takimi ishte që të gjitha grupet e interesit te binin dakord për të pasur një kartë të vetme e cila do të shërbejë jo  thjesht si një mjet që ofron lehtësira, zbritje në produkte dhe shërbime të ndryshme, por si një mjet që ju vjen në ndihmë të rinjve për fuqizimin e tyre.

Gjatë këtij takimi përfaqësues të  organizatave “Youth Akt” dhe “Kongresi Rinor” prezantuan Kartën Rinore Evropiane dhe Kartën  Studentore si dhe lehtësirat e  shërbimet që ofrojnë këto karta.

Drejtoresha e Olof Palme Center për Shqipërinë, Plejada Gugashi në fjalën e saj hyrëse foli për unifikimin e Kartës së Studentit dhe Kartës Rinore në një kartë të vetme, ku do të përfshihen të gjitha shërbimet si një mundësi shumë e mirë për të gjithë përfituesit (studentët). Ajo vijoi duke i ftuar të gjithë aktorët e interesuar të ishin pjesë e diskutimit për të dhënë mendimet e tyre lidhur me kartat që u prezantuan gjatë diskutimit.

Gjatë diskutimit pjesëmarrësit e pranishëm hodhën idenë se shteti duhet të jetë faktor kyç në garantimin e kësaj kartë, sigurisht dhe monitorimi i vazhdueshëm nga një sërë organizatash duhet të luajë rol kryesor.

Në përfundim të takimit Znj. Jehona Roka, specialiste në Drejtorinë e Koordinimit të Politikave Rinore, falënderoi aktorët e interesuar për prezencën e tyre, duke  premtuar një takim tjetër në një rreth më të ngushtë ku do të vijojë diskutimi mbi unifikimin e kartave.

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë