“Nuk mund të lëviz”, Kendall Jenner zbulon sëmundjen misterioze nga e cila vuan

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Modelja 20 vjeçare ka probleme me shëndetin. Ajo ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje misterioze që i shkakton shpesh paralizë. Në një video për “Keeping Up with Kardashians”, Kendall rrëfen se paralizohet shpesh natën dhe nuk e di pse i ndodh një gjë e tillë.kendall-jenner

“Ngrihem në mes të natës dhe nuk lëviz dot”, tregon ajo për kamerat. Më pas merr nënën e saj në telefon dhe i tregon për shqetësimin.

Nëna e saj Kris i thotë: “Mendoj se ke thjesht ankth”.

Por modelja insiston: “Të gjithë më thonë jam mirë, por unë nuk ndihem mirë”.

“Kam shumë frikë për shkak të paralizës. Kam shumë frikë të fle sepse ajo më ndodh vazhdimisht. Duket sikur më ndalon zemra”, i thotë Kendall nënës së saj.

Disa fansa e kanë sugjeruar që të bëjë një vizitë, ndërsa ka pasur të tjerë që i kanë thënë se mund të jetë “paralizë gjumi”.

Kendall ka qenë edhe më parë e shtruar në spital për shkak të lodhjes.

Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?