Shumica e femrave kanë dhimbje kur iu vijnë menstruacionet. Disa prej tyre përdorin ilaçe për t’i lehtësuar dhimbjet, duke qenë se ato janë të padurueshme. Dhimbjet gjatë ciklit menstrual vijnë si pasojë e faktorëve të ndryshëm, si mënyra e jetesës jo e shëndetshme, mos kryerja e aktivitetit fizik, arritja e pubertetit në moshë shumë të re, pirja e duhanit apo alkoolit etj.
Për të lehtësuar dhimbjet, nuk keni më pse të harxhoni para duke blerë ilaçe në farmaci, që në shumicën e rasteve kanë edhe efekte anësore. Më poshtë do të gjeni disa mënyra natyrale si të lehtësoni dhimbjet:
Pini çaj xhenxhefili
Xhenxhefili njihet për vetitë e tij qetësuese. Për të lehtësuar dhimbjet nga menstruacionet, duhet të pini çaj xhenxhefili tre herë në ditë. Thjesht prisni një copë xhenxhefili dhe futeni në një filxhan me ujë të nxehtë. Shtoni pak mjaltë ose lëng limoni për të rregulluar shijen.
Pini çaj me kanellë
Përveç xhenxhefilit, edhe kanella është shumë e mirë për lehtësimin e dhimbjeve nga menstruacionet. Gjithçka që duhet të bëni është të hidhni ¼ lugë gjelle kanellë pluhur në një filxhan me ujë të ngrohtë. Lëreni të shkrihet për pak minuta. Shtoni pak mjaltë që t’ju shijojë më shumë. Duhet ta konsumoni këtë çaj tre herë në ditë, që të lehtësoni dhimbjet.
Konsumoni fara liri
Një mënyrë shumë e thjeshtë për të lehtësuar dhimbjet nga menstruacionet është të konsumoni fara liri. Mund të hidhni disa lugë gjelle me fara liri në sallatë, kos, bollgur, drithëra etj. Farat e lirit stabilizojnë nivelin e hormoneve tek femrat si dhe rrisin funksionin e mitrës.
Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: 1MHealthTips


