Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Magnezi është një mineral i rëndësishëm për të cilin trupi ka nevojë që të kryejë procese të ndryshme biologjike. Roli i tij kryesor është të ndihmojë në funksionimin e nervave dhe muskujve. Ai forcon gjithashtu kockat dhe sistemin imunitar, rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe ndihmon trupin të prodhojë më shumë energji. Nivelet e ulëta të tij mund të shkaktojnë probleme në të gjitha pjesët e trupit. Për njerëzit që vuajnë nga migrena, nivelet e ulëta të magnezit mund ta përkeqësojnë edhe më shumë gjendjen.
“Migrena mendohet si një çrregullim nervor i trurit”, tregoi për revistën “Self” Richard Lipton, neurolog tek Fondacioni Amerikan i Migrenës dhe zëvendëskryetar i neurologjisë tek Kolegji Mjekësor Albert Ajnshtajn. Edhe mes sulmeve më të dhimbshme, ata që vuajnë nga migrena kanë tru më të ndjeshëm ose nervoz”, shton ai. Kjo do të thotë se në rrethana të caktuara, sulmet në zemër mund të shkaktohen nga konsumimi i një gotë vere të kuqe, fjetja jo mjaftueshëm, gjatë ciklit menstrual tek femrat etj, duke qenë se sistemi nervor është më i ndjeshëm në këto raste.
Magnezi luan një rol kyç në rregullimin e ngacmimit të trurit”, shpjegon Lipton.
“Gjatë ndërveprimit me njëra-tjetrën, qelizat nervore lëshojnë përbërës kimikë të quajtur neurotransmetues. Magnezi bllokon realizimin e neurotransmetuesve të caktuar në tru, përfshirë këtu edhe neurotransmetuesin ngacmues kryesor si acidi glutamik.
“Studimi tregon gjithashtu se personat që vuajnë nga migrena kanë nivele të ulëta të magnezit si në gjak ashtu edhe tru”.
Kur nivelet e magnezit janë të ulëta, qelizat nervore priren të lëshojnë më shumë nga ky përbërës kimik ngacmues, që mund të çojë në nervozizëm. Kur truri bëhet edhe më nervoz, rritet mundësia e një sulmi në zemër.
Ndërsa me rritjen e niveleve të magnezit, truri bëhet më pak ngacmues, dhe si pasojë, më pak dhimbje koke. Shumë mjekë rekomandojnë medikamente të pasura me magnez për shërimin e dhimbjeve të kokës. Gjithsesi nuk duhet ta teproni me të, pasi mund të shkaktojë ngërç ose diarre.
Një dozë tipike është 200 ose 250 mg dy herë në ditë, ose 500 mg njëherësh. Magnezin mund ta merrni edhe nga ushqime të ndryshme, si zarzavate, fara kungulli, bajame, avokado, fiq etj. Për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, nuk duhet të harroni gjithashtu të konsumoni sa më shumë spinaq.
Burimi: Self.com / https://shendeti.com.al/


