Keni lodhje apo dhimbje muskujsh? Kujdes, mund të jetë mungesë magnezi! Ja si ta dalloni

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

arra 56Shumë njerëz kanë nivele tepër të ulta magnezi, dhe gjysma e popullsisë kanë shumë mangësi në këtë mineral. Ky mineral është me rëndësi të madhe dhe është përgjegjës për më shumë se 300 procese metabolike në trup.

Doza e rekomanduar ditore e magnezit është 500-1000 mg.

Shenjat e zakonshme paralajmëruese për mangësi magnezi janë: Sëmundjet e zemrës, nervozizmi, probleme me lëkurën e fytyrës, pagjumësi, osteoporoza, nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak, lodhje kronike, migrenë, dhimbje këmbe, ankth dhe depresion.

Konsumi i rregullt i magnezit ndihmon në kurimin e sëmundjes alcajmer dhe  sipas disa ekspertëve, mungesa e tij në tru mund të çojë në shfaqjen e sëmundjes së parkinsonit.

Për më tepër, mangësia e magnezit në trup lidhet me sëmundje të tjera kronike, si dhe me diabetin e tipit 2.

Prandaj, është e rëndësishme përfshirja e magnezit në dietën tuaj. Ai mund të gjendet në çokollatën e errët, arra, avokado, peshk, perime me gjethe jeshile si kale dhe spinaq, bishtajore, drithëra, dhe fara.

Për më tepër, mund ta merrni përmes shtojcave.

Burimi: health.harvard / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Fruthi i merr jetën fëmijës në New York, viktima e parë në 30 vite
ADHD te fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit? - Podcast me terapisten neurozhvillimore Emi Shehi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Mjekja endokrinologe: Pse gratë shtatzëna nuk duhet të ndjekin dieta drastike
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres