Keni probleme me mëlçinë? Pini më shumë kafe

Ja përse alkooli duhet të shoqërohet me kafe. kafeNjë studim i fundit ka treguar se dy filxhanë kafe në ditë ju ndihmojnë të mos keni probleme me mëlçinë nëse e pini alkoolin. Konsumimi i rregullt i kafes ul rrezikun për t’u prekur nga cirroza e mëlçisë.

Studiuesit nga Universiteti Southampton në Britani kanë rishikuar nëntë studime të kryera në lidhje me këtë sëmundje nga gjashtë shtete të ndryshme të botës. Ata zbuluan se personat që pijnë dy filxhanë kafe në ditë janë më pak të rrezikuar për të vuajtur nga cirroza e mëlçisë, një sëmundje vdekjeprurëse.

Cirroza e mëçisë është një sëmundje që shkaktohet nga përdorimi i tepërt i alkoolit. Alkooli dëmton shumë organe, por në mënyrë të veçantë dëmton sistemin nervor qendror dhe mëlçinë. Ai metabolizohet në mëlçi dhe sasia e tepërt e tij çon në sëmundje akute dhe kronike të mëlçisë. Kjo sëmundje u ka marrë jetën miliona njerëzve. Futbollisti George Best, muzikantët Jimi Hendrix dhe Gerry Rafferty, dhe aktori Larry Hagman kanë gjetur vdekjen nga kjo sëmundje.

Përshtati për “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë vaj ulliri?
Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut