Këto shenja nuk duhet t’i injorojë asnjë femër, tregojnë për probleme shëndetësore

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Hormonet janë thelbësore për funksionin e duhur të trupit. Çdo çekuilibër hormonal mund të ndikojë në funksionet e trupit, kështu që është mirë që t’i mbani hormonet nën kontroll në mënyrë që të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm të trupit e të organeve.

shenje e nxireNjë nga gjendrat më të mëdha endokrine në trup është gjendra tiroide, e cila ndodhet në pjesën e përparme të qafës dhe ndikon në funksione të shumta të trupit. Gjendra tioride sekreton hormonet tiroide, të cilat kontrollojnë normën metabolike në trup. Kjo gjendër sekreton 2 hormone tiroide kryesore, T3 (triodotironine) dhe T4 (tiroksine). Përveç rregullimit të normës metabolike në trup, hormonet tiroide marrin pjesë dhe në funksione të tjera trupore përfshirë këtu normën e rrahjeve të zemrës dhe funksionin tretës. Kjo gjendër fillon të humbasë funksionin e saj të duhur ose kur bëhet tepër aktive dhe sekreton më tepër hormone tiroide ose kur ajo e ngadalëson proçesin dhe prodhon më pak hormone seç duhet. Nëse tiroidja fillon të sekretojë më shumë seç duhet hormone, ajo krijon gjendjen e quajtur hipertiroizëm.

Mosfunksionimi siç duhet i gjendrës tiroide mund të ndikojë në disa mënyra në trup. Dy më të zakonshmet janë:

  • Ajo ndikon në cilësinë e lëkurës, e bën atë më të ndjeshme edhe ndaj prekjeve të lehta
  • Ndikonë në peshë, ju bën të humbisni apo të fitoni peshë në mënyrë të konsiderueshme, në varësi të gjendjes që jeni

Sipas Ashtia Gupta, endokrinologe, në spitalin Roosevelt në Nju Jork,  sasia e madhe e sekretimit të gjendres tiroide në trup mund të shkaktojë nervozizëm apo ankth pa ndonjë arsye të veçantë. / www.shendeti.com.al /Burimi: healthgigezt.com/

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës