Këto ushqime të zakonshme ulin rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës

Përshtati në shqip: Blertina Koka

E dini që drithërat janë të mira për zemrën, por mund të kenë edhe një përfitim tjetër gjithashtu. Pas një studimi afatgjatë nga Fondacioni Botëror për Hulumtimin e Kancerit dhe Instituti Amerikan i Kancerit, ku u përfshinë mbi 8000 raste, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se duke konsumuar të paktën 90 gramë drithëra në ditë mund të ulet rreziku për kancer të zorrës me 17%.

Ky duhet të jetë një lajm i mirë për të gjithë, duke qenë se kanceri kolorektal është i treti më i diagnostikuar tek meshkujt, dhe shkaktari i dytl u vdekjeve nga kanceri në botë.

Kanceri i zorrës është përhapur shumë edhe tek të rinjtë. Personat  lindur në vitin 1990 janë dyfish më të rrezikuar nga kanceri i zorrës dhe katërfish nga ai rektal, krahasuar me të lindurit në vitet ’50, ka zbuluar një studim nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Mos humbisni: Kanceri i zorrës së trashë, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Por, si mund të parandalojë zhvillimin e kancerit të zorrës ngrënia e bollgurit dhe orizit. Të gjitha llojet  drithërave janë një burim i mirë i fibrave dietike, që ndihmojnë për të ulur rezistencën ndaj insulinës, ose pamundësinë e trupit për të absorbuar sheqerin në gjak, duke shkaktuar akumulim të tij – që njihet si një nga faktorët rrezikues të kancerit të zorrës.

Fibrat ndihmojnë gjithashtu në jashtëqitjen e rregullt, një proces i rëndësishëm ky duke qenë se nxjerrja jashtë shpejtë e mbetjeve ul shanset e zhvillimit të mutacioneve që shkaktojnë zhvillim të kancerit.

Plus që drithërat janë të pasura me lëndë ushqyese anti-kancerogjene, si vitamina E, koper dhe zink.

Për të marrë sa më shumë nga këto lëndë ushqyese, mbusheni pjatën me bollgur, oriz kaf, bukë integrale.

Sot në botë bëhet një politikë e madhe për kapjen e hershme të kancerit të zorrës.  Ekspertët rekomandojnë sidomos që pas të 50-tave, çdo vit të bëhet një analizë të gjakut komplet dhe feçegjakokult. Çdo 5 vite të bëhet  ekzaminimi i pjesës së fundit të zorrës së trashë dhe çdo 10 vite një ekzaminim total/ kolonoskopi.

Kolonskopia mund të shpëtojë jetë, duke qenë se pjesa më e madhe e njerzëve që janë diagnostikuar me kancer të zorrës në fazat e para janë kuruar. Nëse keni pasur një familjar që ka vuajtur nga kanceri i zorrës, atëherë duhet të filloni të bëni kontrolle rreth të 40-ave ose edhe 10 vite para se familjari është diagnostikuar me kancer, rekomandon Akademia Amerikane e Gastroneterologjisë.

Nëse përjetoni simptoma të tilla si gjak në jashtëqitje, dhimbje në pjesën abdominale ose kapsllëk ose diarre të vazhdueshme, duhet të konsultoheni me një mjek. Ai/ajo mund t’ju rekomandojë të bëni një kolonskopi.

 Burimi: Men’s Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim