Kjo është pema që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

lajthiaLajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vaji i saj yndyror i frutit. Fruti dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm dhe përdoren të freskët, të thatë, si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Lajthitë kanë disa vlera: Gjethet e thara në hije, pasi zihen, kullohen dhe shërbejnë për të bërë banja të lëkurës së sëmurë. Në sasi të vogla ëmbëlsohen dhe përdoren si çaj. Ato përmbajnë Vitaminë C, që ndihmon në punën e muskujve të lëmuar të trupit, rregullon veprimet ritmike të zorrëve, nxit urinimin, ngushton enët e gjakut. Ndihmon edhe ata që vuajnë nga variçet (që varen), hemorroidet (majasëlli), ndërpret heqjen e barkut si dhe hemoragji nga hundët.

Lëvorja e rrënjës grumbullohet në vjeshtë. Pasi lahet me kujdes nga mbeturinat, thahet në diell dhe ruhet. Lëngu i përftuar prej saj ulë temperaturat e larta të trupit, duke zëvendësuar aspirinën, që është kimikat nganjëherë i dëmshëm. Pjalmi grumbullohet në kohën e lulëzimit, kur është pjekur mirë dhe ruhet ne qese letra. Përdoret kundër epilepsisë (sëmundjes së tokës). Nga druri nxirret vaji, që i ngjet atij të ullirit dhe përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve, krimbave të zorrëve (askarideve) dhe pickimit të insekteve.

Fruti është pjesa më e dobishme. Në përbërje të tij ka 60% yndyrë, 20% proteina, 16% albumina, pak sheqer. Thelpinjtë e lajthisë bluhen dhe përzihen me miell për të bërë bukë speciale, biskota, çokollata etj.

Burimi: healthyffodhouse / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet