Kompresa me mjaltë: ideale për trajtimin e ftohjes, kollës dhe uljen e temperaturës së lartë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kompresa me mjaltë është një metodë popullore mjaft efikase për trajtimin e virozave, të ftohurës dhe temperaturës së lartë. Kjo metodë këshillohet të përdoret nga të rriturit dhe fëmijet mbi 6 muajsh.

komprese me mjalteMerrni një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Vendosini në një napë dhe vendoseni në kurriz ose gjoks, jo në zonën rreth zemrës. Fiksojeni napën me ngjitës, në mënyrë që të mos lëvizë për disa orë. Kompresën mund ta lini për 2-3 orë tek fëmijët, këshillohet gjatë natës. Kurse të rriturit mund ta mbajnë atë gjatë gjithë natës. Kjo kompresë ka veti shumë të mira anti-inflamatore dhe mund të përsëritet disa ditë rrjesht, derisa të jeni shëruar tërësisht. Kompresa do t’ju shkaktojë djerësitje gjatë natës dhe për pasojë do t’ju pastrojë nga viruset dhe mikrobet që mbartni.

Kujdes! Kompresa me mjaltë nuk duhet të përdoret kur keni temperaturë më të ulët se 38 gradë. Gjithashtu, mos e përdorni tek fëmijët që janë më të vegjël se 6 muajsh dhe kur fëmija ka probleme me lëkurën apo alergji ndaj produkteve të bletëve./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha