Një lajm i mirë për personat që pëlqejnë erëzat. Një studim i kryer së fundmi ka treguar se individët që konsumojnë çdo ditë ushqimet djegëse, si specin djegës, ulin rrezikun e vdekshmërisë me 14%, krahasuar me personat që nuk i konsumojnë. Edhe nëse hani ushqime djegëse një ose dy herë në javë, rreziku i vdekjes ulet me 10%.
Studimi është bazuar tek të dhënat e dietës ushqimore të gati gjysmë milioni të rinjve në të gjithë Kinën.
Një studim tjetër i kryer nga Universiteti Purdue tregon se ushqimet djegëse mund të ndihmojnë në rritjen e metabolizmit dhe kontrollojnë oreksin.
Ushqimet djegëse mund të sjellin edhe të mira të tjera shëndetësore, ndihmojnë në rënien në peshë, shërbejnë kundër inflamacionit, tensionit të lartë të gjakut, luftojnë kancerin; duke ju mbrojtur kështu nga sëmundjet e zemrës, e frymëmarrjes dhe kancerit. Prandaj është e këshillueshme që t’i përdorni specin djegës apo erëza të tjera djegëse tek ushqimet.
Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka


