Kosi, ushqimi që duhet konsumuar çdo ditë

Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi është i rekomandueshëm gjithashtu nga dietologët, pasi studimet kanë treguar se nëse e konsumoni kosin para çdo vakti, do të keni rezultate të mira në humbjen e peshës.

Kosi ndihmon në humbjen e kilogramëve pa e dëmtuar shëndetin dhe pa kosto. Ai përmban proteina dhe probiotik që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.

Kosi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e artritit dhe në shëndetin e mirë të dhëmbëve.

Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit apo ftohjes.

Kosin duke e kombinuar me fruta mund ta konsideroni dhe ta konsumoni si një vakt më vete. Përdorni fruta të shumëllojshme në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat ushqyese./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet