“Krishtlindjet e fundit” të George Michael

george-michael

Denisa Canameti, gazeta Shëndet+ dhe Shëndeti Online

George Michael (Xhorxh Majkëll), legjenda e muzikës botërore, ka ndërruar jetë sot, në moshën 53-vjeçare. Paraprakisht, policia thotë se vdekja e Michael ka ardhur për shkaqe natyrale. Ndërkohë, mediat e huaja shkruajnë se “zemra e la në baltë këngëtarin në moshë të re”.

Vdekjen e këngëtarit e ka bërë me dije për mediat menaxheri i tij.

“Me trishtim të madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta të birit tonë të dashur, vëllait dhe mikut tonë George, i cili u nda nga jeta në shtëpinë e tij në këtë periudhë Krishtlindjesh. Familja e tij kërkon privatësi në këto momente të vështira, prandaj ju lutem respektojeni këtë vendim”, përfundon deklarata e menaxherit.

Në vitin 2011, Michael ka shtyrë disa koncerte pasi është trajtuar nga pneumonia, dhe për këtë dha edhe një konferencë për mediat.

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh