Kujdes! Mos e përdorni kamomilin nëse vuani nga këto sëmundje

Efektet anësore: Shumë ekspertë thonë se kamomili është i sigurt. Në doza të larta mund të shkaktojë dridhje dhe të vjella. Ka potencialin që të nxisë edhe reaksionet alergjike tek personat që janë alergjikë ndaj bimëve të familjes së margaritës, edhe përse këto reaksione janë shumë të rralla. Shmangeni nëse jeni alergjikë ndaj këtyre bimëve: kamomili, kumaku, krizantema, margarita.

Kremrat e lëkurës me kamomil mund të shkaktojnë ekzemë alergjike dhe irritojnë sytë. Efeketet e përdorimit të gjatë të kamomilit nuk dihen.

Rreziqet. Flisni me mjekun para se të përdorni kamomil nëse keni një problem shëndetësor. Kamomili përmban një sasi të vogël të kuomarinës, që mund të ketë efekte shumë të lehta të hollimit të gjakut, por zakonisht vetëm në doza të larta për periudha të gjata kohe. Mos përdorni kamomil 2 javë para një operacioni të planifikuar, pasi mund të kundërveprojë me ilaçet për anestezi.

Kundërveprimet: Nëse merrni ilaçe rregullisht, flisni me mjekun para se të përdorini suplemente të kamomilit. Ato mund të kundërveprojnë me sedativët, holluesit e gjakut, ilaçet antiplatelet, aspirina, ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve, si iburpofeni dhe naprokseni etj. Kamomili mund të kundërveprojë gjithashtu me suplemente si ginkgo biloba, hudhra, sanëza etj.

Duke qenë se nuk ka shumë informacione rreth sigurisë së përdorimit të kamomilit për periudha të gjaku, nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me gji. Flisni me pediatrin para se t’ju jepni kamomil të vegjëlve tuaj.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Kamomili, si ta përdorni kundër ankthit, dhimbjeve të stomakut dhe hemorroideve

 

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital