Kura natyrale për lirimin e hundëve të bllokuara te fëmijët

Hundët e bllokuar te fëmijët mund të themi se është një nga “makthet” më të këqija të nënave, kjo pasi fëmija shfaq vështirësi në frymëmarrje dhe ushqyerje, duke bërë që ai të qajë vazhdimisht.

Nëse lihen pa trajtuar, hundët e bllokuara mund të shkaktojnë edhe probleme të tjera, si infeksion të veshit, nervozizëm dhe probleme sinusite. Më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që mund t’ju vijnë në ndihmë për lirimin e hundëve te fëmijët

Disa metoda natyrale për të liruar hundën e fëmijës

Para së gjithash na duhet t’ju theksojmë se në çdo rast duhet të veproni duke marrë parasysh moshën e fëmijës. Nëse ai është më i vogël se 3 muajsh dhe hunda është bllokuar për shkak të një viroze të lehtë, ju duhet të këshilloheni më parë me mjekun pediatër. Në raste të tjera,

Veproni kështu:
• I jepni fëmijës sa më shumë lëngje, jo vetëm ujë. Është shumë e rëndësishme që ai të konsumojë sa më shumë supëra dhe lëngje frutash apo perimesh.
• Hapni dushin në banjo dhe krijoni avull. Më pas futuni bashkë me fëmijën dhe qëndroni për disa minuta brenda banjos. Avulli është shumë efektiv në shkrirjen e sekrecioneve.

• Kompresat e ngrohta gjithashtu janë efikase në këtë rast.
• I vendosni disa gjethe mente poshtë hundës, kjo pasi kjo bimë ka veti kundër gripit, kollës, hundëve të bllokuara si edhe dhimbjes së fytit.

Nëse fëmija vuan nga ndonjë alergji, duhet të flisni me mjekun pediatër./ Shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë