Lajme të mira për ata që konsumojnë kafe

Pini kafe pa e vrarë mendjen: Një studim i ri i publikuar në gazetën “American Heart Association” tregon se kafeina nuk shkakton çregullime të rrahjeve të zemrës, pavarësisht asaj çfarë kemi dëgjuar më parë.kafe

Disa studiues nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko matën nivelin e konsumimit të kafes, çajit dhe çokollatës tek mbi 1000 femra dhe meshkuj të shëndetshëm për një vit. Këta të fundit u pajisën me një monitorues të rrahjeve të zemrës për të parë se si ndryshojnë ata gjatë ditës.

61% e pjesëmarrësve që konsumuan më shumë se një pije me kafeinë në ditë, nuk patën çrregullime të rrahjeve të zemrës. Nga studimi i kryer, studiuesit dolën në konkluzionin se konsumimi i kafes ndikon shumë pak në rrahjet e zermës.

Studimet e mëparshme kanë treguar se kafeina mund të shkaktojë aretmi kardiake, një gjendje ku rrahjet e zemrës janë më të larta seç duhet. Ky studim i ri i hedh poshtë këto pretendime, madje thotë se njerëzit që shmangin kafeinën do të humbasin përfitimet që ajo sjell. Shkencëtarët thonë gjithashtu se konsumimi i kafesë i shërben sistemit tonë kardiovaskular.

“Ne nuk mund t’i këshillojmë njerëzit të mos pijnë produkte me përmbajtje kafeinë, si çokollatë, kafe dhe çaj, pasi ato mund të kenë përfitime shumë të mira kardiovaskulare,” tha në një deklaratë për shtyp Dr. Gregory Marcus, një nga autorët e studimit.

Kafja sjell përfitime të shumta për shëndetin, si: pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, është një burim i mirë i antioksiduesve, rrit nivelin e kënaqësisë etj.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Huffington Post

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?