Kryefaqja Opinion & Forum Lako: Ja ç’duhet të dini për dietat dhe kaloritë

Lako: Ja ç’duhet të dini për dietat dhe kaloritë

0
Shpërndaje

Për gazetën “Shëndet+”, Sotiraq Lako, hematolog

U lodhëm me emisione për dietat. “More 3 kalori më shumë se ç’duhej të kishe marrë, nuk e more raportin e duhur midis përbërsve ushqimorë”.

Njeriu është pasqyrë e vendit ku lind dhe jeton. Të gjithë njerëzit kanë 46 kromozome (me disa përjashtime të pajtueshme me jetën), por është e sigurt që në vende të ndryshme kanë strukturë fizike dhe mendore të ndryshme. Kjo si përshtatje ndaj ambientit ku jetojnë. Njeriu është e vetmja qenie e gjallë barngrënëse dhe mishngrënëse dhe meqenëse bimët rriten në tokë, do të kenë përbërjen kimike të saj dhe kjo vlen dhe për kafshët që ushqehen me këto bimë dhe ne i përdorim për ushqim. Përse duhet të stresohemi, jetojmë në Mesdhe dhe duam të bëhemi si njerëzit që jetojnë në Himalaje, në Siberi, Alaskë, Afrikë etj. Është e pamundur në rrugë natyrale. Si kanë bërë prindërit tanë dhe parardhësit e tyre, që nuk e dinin raportin midis përbërësve ushqimorë?!

peshore peshe dieteQeniet e gjalla janë këto të sotmet (të zhvilluara dhe vazhdojnë të zhvillohen) se i janë nënshtruar Evolucionit Natyror në mënyrë të pavetëdijshme. Ky Evolucion seleksionon vetë me të mirin, më të fortin, më të zhvilluarin. Për vendin ku jetojmë, na ka bërë këta që jemi dhe duhet ta pranojmë. Tokës sonë (shqiptare) nuk i mungon asgjë dhe nga fiziku nuk na mungon asgjë, problemin e kemi vetëm me mendjen.

Njeriu duhet të ushqehet me 3 vakte kryesore dhe dy vakte më të lehta midis tyre.

Shkencërisht nevojat ditore tek njeriu janë: Proteina 1 gr/kg dhe 1 gram proteina do të japi 4 kkal; Karbohidrate (Glucide) 4 gr/kg dhe 1 gr karbohidrate sigurojnë 4 kkal; Lipide (Yndyra) 1 gr/kg dhe 1 gr lipide do të japi 9 kkal. Pra një adult 70 kg për nevojat e zakonshme ditore duhet të marri mesatarisht 70 gram proteina prej të cilave do të sigurohen rreth 280 kkal, 280 gr karbohidrate (glucide) prej të cilave do të sigurohet rreth 1120 kkal dhe 70 gram yndyra prej të cilave do të sigurohen rreth 630 kkal.

Por ne nuk mund të rrimë për çdo vakt të peshojmë sa proteina, yndyra, glucide morëm. Në një vakt, nga një ditë në tjetrën, mund të marrësh më shumë njerën ose tjetrën. Një ditë mund të konsumosh më shumë energji, në një tjetër më pak. Duhet të shpikin një “Holter” dhe për monitorimin dinamik të kalorive!Disa herë na pëlqen të hamë më shumë proteina, disa herë më shumë glucide.

Dietat (dhe e gjithë mjekësia) i takon Seleksionimit Artificial. Dieta dhe palestrat janë ngushëllimi i njerëzve që abuzojnë me shëndetin e tyre. Mezi ngrihen nga gjumi, shkojnë tek kafja poshtë pallatit me makinë, pinë duhan, kafe dhe alkool (iku vakti i parë) që në mëngjes dhe deri sa të vijë dreka kanë pirë dhe disa të tjera, pastaj pas drekës fillojnë të mendojnë për peshën, pra, për rrjedhojë për dietën dhe palestrën.

Ne kemi shansin që jemi ne pellgun e Mesdheut, për rrjedhojë marrim pak a shumë Dietën Mesdhetare. S’kemi pse te stresohemi. Kemi dhe klimë shumë të mirë dhe mund ta kombinojmë ushqimin tonë të zakonshëm me aktivitetin fizik në natyrë.

Nivelet e rekomanduara të ushtrimeve fizike

CDC (Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve) dhe ACSM (Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive) përcaktojnë që “çdo individ duhet të realizojë 30 minuta ose më shumë aktivitet fizik të moderuar, por intensiv, në të shumtën (preferohet tek të gjitha) e ditëve të javëve.

Sipas Këshillit Presidencial të Fitnessit dhe Sporteve, Programit Federal për Parandalimin e Diabetit duhen bërë 10000 hapa në ditë, kur një person në SHBA bënë mesatarisht < 4000 hapa në ditë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhen bërë ushtrime 1 orë në ditë.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here