Luftoi kancerin, aktorja e njohur shqiptare i rikthehet sërish teatrit

Blertina Koka / Shëndeti.com.al

hajrie-rondo1

Deri pak kohë më parë, rikthimi para spektatorit mund t’i dukej ëndërr, por ja ku është sot, përpara tij, nën petkat e një personazhi të ri: nënës Sanije.

Hajrie Rondo, aktorja e njohur e kinematografisë dhe e Teatrit, i është rikthyer sërish skenës pas një mungese të gjatë për shkak të sëmundjes së kancerit. Rondo u diagnostikua me kancer në vezore para gati 4 vitesh dhe i është dashur të luftojë fort për t’i shpëtuar kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

hajrie-rondo2

Pas një trajtimi të gjatë në kimioterapi, mjeshtrja e madhe e skenës arriti të luftojë sëmundjen. Tani ajo është në gjendje shumë të mirë dhe gati për të shfaqur magjinë e saj në skenë.

“Tre dhëndurët” është komedia” që do të risjellë në teatër aktoren e njohur. Shfaqja vjen për publikun çdo fundjavë nën regjinë e Sonila Kapedanit dhe aktorëve; Gëzim Rudi, Pjerin Vlashi, Linda Jarani, Elona Hyseni, etj.

Hajrie Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe mbi 20 role në filma./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?