Këto janë foto nga radiografia pranë Onkologjikut në QSUT. Në pamje të parë nuk ka asgjë të çuditshme. Thjesht disa aparate për bërjen e grafive që janë të ndezura dhe kaq. Por çudia është se asnjë mjek, infermier apo sanitar nuk ishte në këto ambiente për të paktën 30 minuta. Ishin vetëm disa pacientë që po prisinin prej një ore për të bërë grafinë. Të pyetur përse ishin ende duke pritur pacientët thanë se “u kishte thënë roja që mjeku vjen pas pak”. Por pas disa minutash edhe vetë roja ishte larguar duke lënë aparaturat në mëshirë të fatit dhe pacientët që prisnin prej një ore ardhjen e mjekut.
Mall pa zot!

Postime të ngjashme
Mungon ilaçi/ Pacienti: Më mbajnë me Morfinë
May 6, 2019
Tenderët e dyshimtë të spitaleve për 2019-n
May 2, 2019


![Photo0138[1]](https://shendeti.com.al/wp-content/uploads/2013/07/Photo01381-225x300.jpg)
![Photo0139[1]](https://shendeti.com.al/wp-content/uploads/2013/07/Photo01391-225x300.jpg)