Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta
Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrnave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.
Mznaferra përmirëson shikimin e dobët. Në ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.
Nga manaferrat e freskëta mund të bëhen lëngu, vera, komposti, liker, pite të shijshme si dhe ëmbëlsira.
Nga manaferrat mund të përfitoni një reçel të shijshëm. Ja si ta përgatisni!
Manaferat e pastruara I hedhim në enë të përshtatshme, sipri ua shtojmë sheqerin( apo një rënd manafera, një rënd sheqer) dhe ashtu I lëmë 1-2 orë. Pasi që manaferat e lagin sheqerin dhe e lëshojnë langun, I zijmë afër një orë në temperaturë jo shumë të lartë. Reçelin e zier e mbulojmë me picetë të lagur kuzhine dhe e lemë ashtu gjerë sa të ftohet pastaj e vendosim në kavanozë.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


