Hysni Dankshi, mjek alternativ
Manaferra (ose siç është quajtur ndryshe në gjuhën e popullit mjedra) është bimë e cila është mbajtur si shëruese në shtëpitë tona. Uthulla e kësaj bime është përdorur si shëruese në shtëpitë tona.
Uthulla e kësaj bime është përdorur për të qetësuar fytin e irrituar dhe kollën, gjethet bëhen çaj për diarrenë si dhe kompresat përdoren për hemorroidet, shurupi i mjedrës shërben për të parandaluar vendosjen e një shtrese të papastër që formohet tek dhëmbët.
Përbërësit: fragarinë, taninë, polypeptide, vitamina C, A, B, E, sheqer, minerale, vajra esenciale.
Veprimi:
Gjethet: tonik, rregullues i tretjes, përgatitor për lindjen. Fruti: diuretik, laksativ, diaforetik, pastrues.
Pjesët që përdoren:
Gjethet përdoren për shqetësimet që sjellin periodat dhe dhimbjet e tyre. Lëngu i gjetheve të ferrës përgatitet në fund të shtatzënisë për të përgatitur mitrën për lindje. Janë shumë të dobishme në rastet me diarre, plagë, ulcera të gojës, fyt të irrituar. Ato janë përfshirë në trajtimet e përdorura për sëmundjet reumatizmale në sajë të aftësive pastruese të organizmit dhe diuretikë. Përdorim tjetër gjejnë dhe në tonifikimin e prostatës dhe parandalimin e sëmundjeve të saj. Gjethet mblidhen në verë dhe para peridhës së daljes të frutave.
Frutat tradicionalisht janë marrë për të trajtuar sëmundjet reumatizmale dhe për të rregulluar tretjen. Frutat janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale dhe janë shumë ushqyese. Mblidhen në fund të verës.
Përdoren:
Çaji i gjetheve përdoret për të lehtësuar lindjen e fëmijës, nëna duhet të pijë nga një gotë çaj në ditë 6-8 javët e fundit të shtatzënisë. Mund të përdoret dhe për të trajtuar diarrenë e lehtë, problemet me periodat, për të bërë gargare në rastet e ulcerës të gojës dhe fytit të irrituar.
Tinktura e holluar përdoret për të trajtuar plagët ose pezmatimet, si dhe për të bërë gargara të gojës në raste të ulcerave të gojës ose pezmatime të mishrave të dhëmbëve.
Përdoreni çajin për të larë plagët ose lëkurën e pezmatuar dhe mund ta përdorni mbi ulcerat varikoze dhe djegiet. Mund të përdorni dhe për të larë sytë.
Uthulla e bërë nga vendosja e 500 gr fruta të mjedrës në 1 litër uthull verë dhe pastaj e përftuar nga shtrydhja e kësaj përzierjeje mund të përdoret për të trajtuar kollën dhe për të bërë gargara në rastet me fyt të irrituar. Ka një shije shumë të mirë dhe mund të ndihmojë për të përmirësuar shijen e ekspektorantëve të tjerë.
Doza të larta të mjedrës duhen evituar në stadet e hershme të shtatzënisë.


