Mandarinat, më shumë se sa thjesht një frut i shijshëm!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

mandarinaMandarinat janë fruta të shijshme dhe janë perfekte për tu konsumuar gjatë dimrit të ftohtë. Por a e dini se ato janë më shumë se vetëm fruta të shijshme për trupin tonë?

Mandarinat mund t’ju ofrojnë 80 për qind  të vitaminës C. Këto fruta janë  burim i pasur me karotenoide, të cilat mund të reduktojnë ndjeshëm rrezikun e kancerit të mushkërive.

Një studim i publikuar në “Cancer Epidemiology, biomarkers”, thotë se konsumimi i mandarinave nga duhanpirësit, mund të reduktojë  kancerin e mushkërive në 37 për qind.

Hulumtimi i cili u zhvillua në Japoni, tregoi se lëngu i mandarinave mbron kundër infeksionit me hepatitin C dhe kancerit të mëlçisë.

Mandarinat përmbajnë fibra, të cilat përveçse ju sigurojnë kolesterol më të ulët, janë të dobishme për lehtësimin e kapsllëkut.

Ky frut rekomandohet të konsumohet nga njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Vaj aromatik esencial i mandarinës vepron si një antiseptik efektiv natyror.

Burimi: http://www.naturalandhealthyëorld.com/

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi