Pyet mjekun: Marr mjekim për zemrën, mund të përdor viagra?

Pyetje e ardhur në info@shendeti.com.al/ Fb: Gazeta Shëndeti

Jam mbi 50 vjeç. Kam njëfarë humbje ereksioni. Kam dëshirë për seks. Ndihem se i mungon edhe gruas sime që është disa vjet më e re se unë. Kam një problem, sepse marr mjekim për zemër, këto viagrailaçe: metoprolol 2×1/2 në ditë dhe enalapril 1/2 në ditë. Kam dëgjuar për viagrën. A mund ta përdor atë në kohën kur marr këto ilaçe. Cila është këshilla juaj në këtë rast. Mbetem në pritje të ndihmës tuaj.

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku androlog, Evi Dani

Edhe më parë në gazetën “Shëndet+”, kur kemi folur për problemet e impotencës, kemi thënë se një ndër shkaqet e impotencës është edhe përdorimi i medikamenteve të ndryshme. Konkretisht duket se tek pacienti ky lloj preparati po bëhet shkak për impotencë seksuale.

Nëse pacienti nuk ka hipertension të komplikuar me sëmundje kardiake, mund ta përdorë vigarën me doza të vogla. Por unë do ta këshilloja që paraprakisht të bëjë një vizitë te mjeku androlog, vizitë e nevojshme për të vlerësuar rastin.

Postime të ngjashme

Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet
hipertensioni
Nga hipertensioni te diabeti, sëmundjet që mund të shkaktojë obeziteti