Mbrojtja dështoi! Fëmija lind me masat mbrojtëse në dorë

Momenti kur foshnja e sapolindur të shtrëngon për herë të parë gishtin është një moment që të gjithë prindërit duan ta ruajnë në memorie. Por, për Lucy Hellein nga Teksasi, ky moment do të jetë i ndryshëm, duke qenë se vogëlushi i saj Dexter erdhi në jetë duke shtrënguar në dorë spiralen e kontraceptivit, që në teori duhej të kishte evituar lindjen e tij.

Fotoja e mrekullueshme është postuar në Facebook nga nëna e re, shoqëruar me postimin: Mbrojtja dështoi.

Pajisja, që është 99% efektive për parandalimin e një shtatzënie të mundshme, kishte lëvizur duke u pozicionuar prapa placentës dhe ishte hequr nga mjekët gjatë një ndërhyrjeje cezariane të realizuar më 27 prill.

Burimi: The Telegraph / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet