Kryefaqja Box 4 Mënyra natyrale për të hequr dyllin dhe papastërtitë e veshit (simptomat e...

Mënyra natyrale për të hequr dyllin dhe papastërtitë e veshit (simptomat e dyllit të tepërt në vesh)

2
Shpërndaje

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Dylli i veshit është një substancë që gjendet në veshin e brendshëm dhe që shërben për të mbrojtur veshin nga bakteret apo mikroorganizmat. Përveç kësaj, dylli shërben si lubrifikant natyral në kanalin e veshit. Por nëse prodhohet në sasi të mëdha ai mund të shkaktojë siktet, acarim apo irritim të veshit. Kunjat e veshëve nuk janë aspak të këshillueshme për të pastruar dyllin apo papastërtitë e veshëve, sepse mund t’i çojnë ato më thellë dhe për pasojë mund të shkaktojnë bllokim të kanalit të veshit.

dyll veshiSimptomat e dyllit të tepërt në vesh:

  • Kruajtje të veshit
  • Marramendje
  • Ndjenjë sikur veshët janë të mbushur plot dhe sikur nuk dëgjoni
  • Tingëllim tek veshët
  • Kullim nga kanali i veshit
  • Dhimbje

Ja disa mënyra natyrale që menjanojnë ketë problem:

Ujë me kripë: në një gotë me ujë të vakët hidhni një lugë çaji kripë. Me anë të një pambuku thithni pak nga uji me kripë dhe hidheni pika pika në vesh. Qëndroni disa minuta në njërën anë dhe proçedoni në të njëtën mënyrë me veshin tjetër.

Peroksid hidrogjeni: përzieni një filxhan ujë me një filxhan peroksid hidrogjeni (në sasi të barabarta). Me anë të një pambuku hidhni disa pika të përbërjes në vesh dhe tundeni lehtë veshin, në mënyrë që lëngu të kalojë në të gjithë kanalin e veshit. Pas disa minutash kthejeni kokën në njëren anë dhe uji me papastërtitë do dalë jashtë.

Vaj ulliri ekstra i virgjër: hidhni 2 pika vaj ulliri në vesh, kjo mënyrë është mjaft efektive në heqjen e dyllit të veshit. Përsëriteni këtë trajtim çdo natë për 3 ditë./ Burimi: familylifegoals

2 Komente

  1. Do te isha dakort me pastrimin e veshit nga dylli me variantin e vajit te ullirit ekstra i virgjer, besoj se duhet te hidhet ne vesh ne temperature te larte…..apo jo….

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here