Mënyrat natyrale për të luftuar gripin në këto ditë të ftohta

Ilma Lamçe

Ditët e ftohta të dimrit janë shkaktar i sëmundjeve të ndryshme. Gripi është një prej tyre dhe përmes këtij artikulli duam t’u japim disa këshilla të gjithë njerëzve. Në farmaci ju japin ilaçe të ndryshme, por ju mund ta luftoni të ftohtin dhe gripin përmes mënyrave natyrale.

Këshillohet përdorimi në sasi i frutave dhe perimeve, të cilat janë të pasura me vitaminë, të pasura me ujë, i cili bën dezintoksikimin e organizmit dhe të pasura me kripëra minerale, të cilat rrisin imunitetin e organizmit.

Por ajo që është e rëndësishme, frutat dhe perimet që konsumoni duhet të jenë sezonale, pra nuk mund të pretendojmë luleshtrydhe në janar pasi ato nuk përmbajnë mikronutrientet e freskët. Konsumoni perime të pasura me antioksidantë dhe ushqimet e pasura me probiotikë si Yogurt.

 Të gjithë e dimë se është e dëmshme për shëndetin nëse evitoni mëngjesin, por në ditët e ftohta të dimrit kjo është shumë e rëndësishme. Pra, mos dilni nga shtëpia pa konsumuar mëngjesin, i cili duhet të jetë i bollshëm me energji, me fruta të freskëta të sezonit, proteina, karboidrate.

Për të parandaluar sëmundjet nga i ftohti, përdorni këto perime krudo: selino, rapanelli, porri, koper, karota, speca. Ose gjysëm-krudi, brokoli, lulelakër dhe kungull të zier ose në tigan me pak vaj për t’i lënë të freskëta.

Vitamina të rëndësishme në këtë sezon janë C, A dhe D. Evitoni konsumin e ushqimeve të konservuara.

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit
Lirohet nga burgu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Pse na rrudhen gishtat kur i mbajmë në ujë për një kohë të gjatë?
Rasti i pacientit në Durrës, MSHMS urdhëron nisjen e hetimeve
Dietologët zbulojnë ushqimin nr. 1 që mund të rrisë menjëherë sheqerin në gjak