Përgatiti për gazetën “Shendet+”: Elena Beta
Vetitë kurative të fletëve metalike mund të shkojnë përtej përdorimit në kuzhinë, ato mund t’ju ndihmojnë për t’u shëruar.
Nëse keni dhimbje në qafë, supe, gjunjë, apo dhimbje në thembër, mund të vendosni disa fletë alumini mbi të. Për habinë tuaj, pas pak kohe, dhimbja do të zhduket.
Kjo mënyrë interesante për trajtim, është praktikuar prej kohësh nga mjekësia kineze dhe ruse, si dhe është përshkruar në veprat e psikoterapistit Wilhelm Reich, student i S. Frojdit.
Kjo terapi, rekomandohet të praktikohet 10-12 ditë. Çdo ditë bashkëngjitni alumin në vendin e lënduar dhe mbajeni gjithë ditën apo natën. Pasi të bëni një pushim prej 1-2 javë, nëse është e nevojshme, përsërisni trajtimin.
Letra e aluminit ka veti të forta anti-inflamatore.
Me ndihmën e saj, mund të trajtoni me sukses një të ftohtë.
Për këtë është e nevojshme të mbështillni këmbët me 5-7 shtresa, dhe në mes të çdo letre vendosni shtresa apo leckë pambuku. Mbani kompresat për rreth një orë. Pastaj largojini dhe vendosini përsëri pas 1- 2 orësh. Përsëri, bëni një pushim dhe vendosni kompresat pë herë të tretë. Koha e trajtimit – 1 javë.
Burimi: topnaturaltips.com/shendeti.com.al


