Mishi i huaj në hundë: shkaqet

Irritimi i vazhdueshëm i mukozës mund të shkaktojë polipe, të cilat zakonisht janë me formë të rrumbullakët dhe bllokojnë rrugët nazale

Dr. Julian Dervishi, otorinolaringolog

Polipet nazale (mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës. Polipet nazale rriten në indin e inflamuar të mukozës së hundës. Mukoza është një shtresë e lagësht, e cila mbron shtresat më të thella të hundës dhe sinusit, si dhe i jep lagështirë ajrit gjatë frymëmarrjes. Gjatë një infeksioni apo reaksioni alergjik, mukoza nazale enjtet dhe hunda kirurgjiskuqet, duke prodhuar edhe fluide të ndryshëm. Irritimi i vazhdueshëm i mukozës mund të shkaktojë polipe, të cilat zakonisht janë me formë të rrumbullakët dhe bllokojnë rrugët nazale.

Gjithsesi mund të krijohen polipe edhe në rastet pa probleme paraprake nazale, por faktorët e riskut më të shpeshtë janë:

  • Infeksion kronik i sinusit
  • Astma
  • Riniti alergjik, rrufë
  • Fibroza cistike
  • Sindroma Churg-Strauss
  • Ndjeshmëria ndaj NSAID ( aspirin, ibuprofen, naproxen.)

Polipet nazale janë masa të buta që nuk dhembin, zakonisht ndodhen në zonën e drenimit të sinuseve të sipërme me kavitetin nazal. Polipet mund të rriten mjaftueshëm sa të bllokojnë dhe rrugët nazale duke dhënë simptoma si më poshtë:

  • Bllokim hundësh
  • Rrjedhje hundësh
  • Rrjedhje postnazale
  • Kongjestion nazal
  • Reduktim i ndjesisë së të nuhaturit
  • Frymëmarrje me gojë
  • Rritje e presionit në zonën e ballit apo fytyrës
  • Gërhitje

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës