Mjalti organik dhe shafrani i Indisë, si t’i përdorim si antibiotikë

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

mjalte shafranShumica prej nesh kanë përdorur shafranin e  Indisë si erëz në gatim, ndërsa vetëm pak e dinë se shafran i Indisë i kombinuar me mjaltë bëhet një ilaç natyral paçmuar. Shafrani i Indisë ka veti të forta anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene, shkatërron bakteret që shkaktojnë sëmundje dhe premton mbrojtjen natyrore të trupit.

“Të gjithë e dinë se mjalti është antibakterial”, thotë Peter Molan, drejtor i Njësisë Kërkimore në Universitetin e Waikato në Zelandën e Re.

Si ta përdorim këtë ilaç?

Kur ndjeni simptomat e para të gripit, ftohjes apo ndonjë sëmundje tjetër, përzienii shafran Indie me mjaltë dhe konsumoheni në këtë mënyrë:

Përbërësit:

(100 gram) mjaltë organik.

1 lugë çaji pluhur shafran i Indisë.

Udhëzime:

Shtoni 1 lugë çaji shafran Indie në në 100 gram mjaltë të papërpunuar organik, përziejeni mirë dhe vendoseni në një enë qelqi.

Pas simptomave të para të ftohjes dhe gripit:

Dita 1 – Merrni ½ lugë çaji, çdo orë gjatë ditës.

Dita 2 – Merrni ½ lugë çaji, çdo dy orë gjatë ditës.

Dita 3 – Merrni ½ lugë çaji,  tre herë në ditë.

Kjo përzierje duhet të qëndrojnë në gojë deri në shpërbërjen e saj të plotë.

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit