“Mjekë joprofesionistë”, Abazaj: Shtohen gabimet me pacientët

Edlira Sulejmani
Gabimet mjekësore janë shtuar si pasojë e mungesës së profesionalizmit të mjekëve. Drejtuesi i Urdhërit të Mjekut Din Abazaj thotë se janë rritur rastet e denoncimit nga ana e pacientëve për mjekë të ndryshëm nga QSUT e deri tek Qendrat Shëndetsore për gabime mjekësore gjatë ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale por edhe në mjekimet që ata kanë rekomandur. Ka ardhur koha shprehet ai se nuk duhen vetëm testime për mjekët, por duhen forcuar edhe rregullat për rilicensimin e tyre.

dine abazi foto

”Rritja e kompetencës profesionale është thelbësor për gabimet mjeksore, ne në praktikën tonë kemi të gjithë ankesat që vijnë këtu kanë të bëjnë kryesisht me gabime mjeksore. Evitimi i gabimeve mjeksore nuk arrihet duke ndërshkuar mjekët e kemi thënë shpesh. Evitimi i gabimeve mjeksore evitohet, minimizohet duke rritur aftësitë, kompetencat profesionale të mjekut. “tha Din Abazaj, kryetar i Urdhërit të Mjekut.
Kreu i Urdhërit të Mjekut shprehet se duhet të hartohet edhe një ligj që dëmshpërblen si pacientët edhe mjekët në rast se konstatohen shkelje nga të dyja palët.
”Nuk ka një ligj akoma për sigurimin e mjekëve, ose të Institucioneve Shëndetësore, në mënyrë që pacienti ose familjari i tij të dëmshperblehen për atë që pëson në shërbimin e kujdesit shëndetësor në sistemin spitalor, ambulator, kudo që të jetë qoftë gabim mjeksor, gabim i mjekut, incident në mjekimin e tij. Qoftë kjo edhe nga pakujdesi.”tha Din Abazaj, kryetar i Urdhërit të Mjekut.
Vetëm dy ditë më parë, autoritetet e shëndetsisë deklaruan për AS se 1200 mjekë, farmacistë dhe dentistë rrezikojnë vendet e punës pasi nuk kanë marë kreditetet e mjaftueshme që dëshmojnë nivelin e kualifikimit të tyre në shërbim të pacientëve.

 

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?