Denisa Canameti, gazeta “Shëndet+”
Doktor Alketa është mjek nefrolog pranë QSUT-së, ndërkohë zonja e tij Vjollca Koroshi për vite me radhë ka qenë në shërbim të pacientëve të vegjël, si pediatre. Ata janë bashkë që prej vitit 1975.
Njohja e tyre ka qenë krejt rastësi thotë doktor Alketa: “Bashkëshorten e kam njohur në fakultet. Nuk e zgjodha se ishte për mjekësi. Ishte thjesht e rastësisshme. Karakteri i saj? Nuk fal për asgjë, as gabimin më të vogël, nuk ka toleracë (qesh)”.
E megjithatë, 41 vite marrëdhënie, të trashëguar edhe me një nip e një mbesë, janë tregues i një tolerance, përkushtimi dhe dashurie të madhe. Doktoresha është aktualisht në pension, ndërkohë doktor Alketa ushtron profesionin e tij si mjek nefrolog shumë i përkushtuar./shendeti.com.al


