Mjekësi – Për të fjetur mirë fikni celularin në orën 21:00

Për të fjetur mirë duhet të fikësh celularin  në orën 21:00 deri në mëngjesin e ardhshëm sugjeron një studim i botuar në revistën ‘Organizational Behavior and Human Decision Processes’, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Sipas këtij studimi, telefoni i hapur pas orës 21:00, prish gjumin dhe rendimentin e punës ditën e nesërme.

gjum 2

Motivi? Drita blu e celularit, që bie në sy pas orës 21:00 ndërhyn me prodhimin e hormonit melatoninë që është shumë i rëndësishëm gjatë përgatitjes për gjumë dhe për të fjetur mirë.
Puna kërkimore u realizua nga Christopher Barnes i Universitetit të Washingtonit, i cili shprehet se përdorimi i vazhdueshëm i celularit po ndërhyn me cilësinë e gjumit.
Për të realizuar kërkimin, ekspertët morën në studim 82 profesorë dhe menaxherë si edhe 161 të punësuar. Studiuesit mblodhën informacion sesi pjesëmarrësit në studim përdornin celularin, dhe sesi kjo lidhej me cilësinë e gjumit dhe rendimentin të nesërmen në punë.
Sipas studiuesve celularët emetojnë një dritë blu që sinjalizon trupin për të mos prodhuar melatoninë, hormonin që i bën trupit tonë të kuptojë që është natë, pra koha për të fjetur.
Pergatiti:  Fatjona Hysi

Postime të ngjashme

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët