Për gazetën “Shëndet+”, doktori i shkencave mjekësore Sami Galanxhi
Problemet me kapsllëkun janë të shumta në të gjitha moshat, por sidomos në moshat e treta, kur edhe aparati tretës është më i ngadaltë.
Në mjekësinë popullore dhe shkencore ruse shfrytëzohen gatesat e bimës aloe vera si lëndë laksative purgative, e cila përgatitet kështu:
150 gr gjethe bime aloe vera (priten gjembat me gërshërë) dhe grimcohen me dorë dhe futen në 300 gr mjaltë të nxehtë, deri afër vlimit. Infuzohet për 24 orë, më pas ngrohet, shtrydhet me garzë ose napë të pastër.
Jepet nga 5-10 gr çdo mëngjes rreth 1 orë para buke.
Kini kujdes! Gatesat e bimës aloe vera nuk këshillohen në sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të fshikëzës biliare, të tëmthit, në hemorragjitë terine, në hemorroide ose në majasëll, në cistit dhe në barrë ose në shtatzëni, sepse grumbullojnë gjakun me tepricë në organet e bacinit të vogël.


