Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Kisti Pilonidal ka pamjen e një qeske e cila formohet përgjatë kërbishtes, në anën e majtë në pjesën e poshtme të kurrizit. Në brendësi të këtij kisti ka infeksion të krijuar nga lëkura, apo qimet e padala që
rriten nën të. Këto kiste janë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Ato mund të formohen nga mosha 16-25 vjeç. Simptomat kryesore të kistit pilonidal janë ethe, dhimbje në pjesën e poshtme të kurrzit, skuqje, kruarje, kullimi i infeksionit nga zona e kistit, zmadhimi i tij në lëkurë. Ky kist nëse arrin një përmasë të madhe, hiqet vetëm përmes operacionit. Por nëse e shikoni në fazat e para, përdorni një nga këto metoda alternative, për të penguar zhvillimin e tij dhe për të lehtësuar dhimbjet:
Dush i ngrohtë: bëni çdo ditë dush me ujë të ngrohtë. Ai lehtëson dhimbjet dhe shmang formimin e infeksionit.
Shafrani i Indisë: përzieni një lugë shafran Indie me një filxhan ujë të ngrohtë. Aplikojeni pastën e krijuar në kist, 3 herë në ditë.
Uthull molle musht: uthulla mund të parandalojë përhapjen e infeksionit të kistit në zonat e tjera të trupit. Ajo ndihmon gjithashtu në rindërtimin e bilancit të pH të lëkurës. Me anë të një pambuku, lyeni kistin me uthull disa herë në ditë.
Aloe Vera: përdorni xhelin e Aloe Veras për të trajtuar infeksionin e shkaktuar nga kisti pilonidal. Kjo bimë lufton bakteret, mikrobet dhe viruset e tjera. Lyeni zonen e infektuar me xhelin e Aloe Veras disa herë në ditë./ Burimi: tasaludesvida.com


