Mos ndoshta shtimin në peshë po jua shkakton mungesa e një vitamine?

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vitaminat nuk janë vetëm për të parandaluar të ftohurat, ato gjithashtu mund të luftojnë dhe shtimin në peshë. Një studim i fundit i publikuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Nutricionit sugjeron se ekziston një lidhje mes peshës dhe vitaminave dhe mineraleve që konsumon, dhe mungesa e disa lëndëve ushqimore të zakonshme si vitamina A, mund të jetë duke ju bërë të shtoni kilogramë.

Studiuesit analizuan përgjigjet e më shumë se 18,000 amerikanëve nga një survejim nutricional shtatë vjeçar, dhe zbuluan se, krahasuar me individët me peshë normale, të rriturit obezë merrnin 5 – 12 % më pak mikronutrientë në përgjithësi. Disa mungesa specifike ranë në sy gjithashtu: Krahasuar me të rriturit me peshë normale, 20% më shumë e të rriturve obezë kishin mungesë vitamine A, vitamine C, vitamine D dhe vitamine E.

Si shpjegohet kjo?

Një shpjegim është se njerëzit me indeks më të lartë të masës trupore(ang. BMI) kanë tendencën të hanë ushqime me më pak lëndë ushqimore. Por, autorët e studimit kanë dhe një mundësi tjetër: Marrja jo e mjaftueshme e lëndëve ushqimore (nutrientëve) mund të shkaktojë obezitet.

Vitamina A, theksojnë studiuesit, është e lidhur më rregullimin e qelizave dhjamore dhe hormoneve që ato çlirojnë, dhe mund të luajnë një rol në ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Dhe vitamina D mund të luajë një rol në çlirimin e leptinës, një hormone që kontrollon ndjenjën tonë të urisë dhe se sa shumë yndyrna depozitohen në trup. Marrja e pamjaftueshme e secilës prej tyre mund të ndikojë në peshën e trupit.

Jeni të shqetësuar nëse ju vetë merrni mjaftueshëm vitamina? Duhet të jeni: Analiza tregoi gjithashtu se 40% e të gjithë të rriturve, pavarësisht peshës, nuk konsumonin sasinë e rekomanduar të vitaminave A, C, D, E, kalcium dhe magnez.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë