Mos u shqetësoni, koronavirusi nuk përhapet nga pakot që vijnë nga Kina

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Koronavirusi ka shkaktuar më shumë se 400 të vdekur deri më tani dhe mijëra të tjerë të infektuar në mbarë botën. Virusi i rrezikshëm që u përhap nga Kina, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të shpallë emergjencën globale.

Për të shmangur përhapjen e këtij virusi, shumë kompani të huaja, kryesisht ato amerikane, kanë mbyllur përkohësisht dyqanet e tyre në Kinë. Në një kohë kur mund të porosisësh gjithçka nga çdo vend i botës, disa njerëz janë të shqetësuar se sëmundja mund të përhapet me anë të pakove që vijnë nga Kina.

Lidhur me këto dyshime, kanë reaguar ekspertët të cilët thonë mundësia që virusi të përhapet nga produktet e prodhuara në Kinë, është e ulët. Ata argumentojnë se ky virus nuk mund të jetojë shumë orë në temperatura të ambjentit jashtë trupit të njeriut.

Ndërkohë që një person mund ta mbartë virusin për ditë të tëra, apo edhe javë, viruset nuk jetojnë gjatë jashtë trupit të njeriut.

Elizabeth McGraw, drejtoresha e Qendrës së Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Pensilvanisë, thotë se kutitë e kartonit, me sipërfaqet e tyre poroze nuk janë një ambient i përshtatshëm për mikrobet.

Mjekët shpjegojnë se koronavirusi përhahet përmes rrugëve të frymëmarrjes.

Burimi: Daily Mail

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë