Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Rozmarina është një zbulim absolut, kur është fjala për funksionet njohëse dhe logjike të trurit. E njohur si “Rosmarinus officinalis”, kjo barishte aromatike vjen nga Mesdheu dhe është përdorur kryesisht si çaj, ose si një erëz në gatim. Megjithatë përfitimet e saj në stimulimin e kujtesës së njeriut janë të pabesueshme.
Rozmarina është shumë e fuqishme kur bëhet fjalë për përmirësimin e kujtesës dhe funksionet njohëse të trurit. Ajo është e pasur me acid karnosik dhe mund t’ju ndihmojë të rigjeneroni trurin dhe ta mbroni atë nga dëmtimet. Pas testeve dhe studimeve të shumta, studiuesit gjetën se njerëzit e ekspozuar ndaj vajit rozmarinë ose rozmarinës, kanë rritje të kapaciteteve të kujtesës më 60-75%.
Rozmarina është e pasur me hekur, kalcium dhe vitaminë B6, prandaj sigurohuni që ta përfshini atë në gatim. Gjithashtu mund ta përdorni të freskët, në varësi të shijes tuaj.
Burimi: http://www.simovfitness.com/


