Mungesa e gjumit mund të ndryshojë ndjeshmërinë ndaj dhimbjes

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Bota duket më e bukur pas një nate të mirë gjumi. Por, ndodh e kundërta kur gjumi ndrëpritet shpesh. Mungesa e gjumit e bën më të vështirë të mendosh dhe më të lehtë që jesh në ankth dhe i irrituar. Në terma afatgjatë, mungesa e gjumit rrit riskun për obezitet, tension të lartë të gjakut, diabet dhe madje dhe vdekje të parakohshme.

Por përveç problemeve të mësipërme mungesa e gjumit mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj dhimbjes, sipas një studimi të publikuar në revistën “The Journal of Neuroscience”.

Studiuesit zbuluan se gjumi i keq ndërhyn në disa qendra të caktuara të dhimbjes në tru dhe mund të ndryshojnë se si një person e perception dhe reagon ndaj parehatisë dhe dhimbjes.

Në studim, shkencëtarët skanuan trurin e 25 të rriturve të shëndetshëm në dy situata gjumi: fillimisht, pasi ata kishin fjetur për tetë orë, dhe përsëri pasi u mbajtën zgjuar për 24 deri në 48 orë. Gjatë të dy skanimeve, mbi ata u ushtrua një nxehtësi e parehatshme në këmbët e tyre.

Skanerat treguan se kur grupi kishte mungesë të gjumit, ata kishin një rritje prej 120% të aktivitetit në korteksin somatosensor, zona e trurit që interpreton se si ndihet dhimbja. Kjo do të thotë se kufiri i dhimbjes së tyre ishte më i ulët se sa kishte qenë kur ata kishin bërë 8 orë gjumë.

Kur grupi kishte mungesë gjumi, ata kishin gjithashtu një rënie pre 60% – 90% të aktivitetit në striatum dhe insula, dy zona të trurit që kur aktivizohen zakonisht zvogëlojnë perceptimin e dhimbjes. Studiuesit theksuan se mungesa e gjumit e bën trupin më pak të të qëndrueshëm dhe se njerëzit që vuajnë nga dhimbja e shpeshtë mund të përfitojnë nga përmirësimi i gjumit të tyre.

Ndërsa lloji i mungesës së gjumit që studimi ekzaminoi nuk është tipik, në një studim tjetër studiuesit zbuluan se edhe ndryshime më të vogla në kualitetin e gjumit, të ngjashme me zgjimin në mënyrë të përsëritur gjatë natës, lidhen gjithashtu me dhimbjen gjatë ditës së ardhshme.

Burimi: Harvard Health Publishing

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë