“Ndihma e parë” kundër rrudhave: receta më efektive nga mjeku më i famshëm popullor

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Maurice Mességué është një nga mjekët popullorë më të vlerësuar viteve të fundit. Sipas tij, “ndihma e parë” kundër rrudhave është maska e krijuar nga elbi. Ai këmbëngul se kjo recetë jo vetëm parandalon shfaqjen e rrudhave, por është e aftë edhe të reduktojë pamjen e rrudhave ekzistuese.

elbPërbërësit: 200 gr elb, 1 litër ujë, një garzë/napë.

Përgatitja: në një litër ujë hidhni 200 gr elb dhe lërini të zihen për 1 orë. Elbi do të marrë formën e puresë. Me anë të një nape kulloni lëngun e krijuar, i cili do të dalë i trashë.

Përdorimi: para se të përdorni këtë maskë, pastrojeni fytyrën mirë. Më pas, lyeni fytyrën me lëngun e elbit dhe lëreni për 20 minuta. Ju mund të pini edhe një filxhan të këtij lëngu dhe mund ta rregulloni shijen me një lugë mjaltë. Aplikojeni këtë paskë 2 herë në javë. Pas disa javësh, fytyra do të jetë më elastike, më e butë dhe rrudhat do të reduktohen dukshëm./ Burimi: steptohelath

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha