Nëna harron fëmijën brenda në makinë në temperaturën 55 gradë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e shkuar pranë një qendre tregtare në Owasso, Oklahoma. Sipas raportimeve, fëmija një vjeçar u la në makinë, me të gjitha dritaret dhe dyert të mbyllura, në një ditë kur temperaturat ishin rreth 30 °C, nga nëna e tij Hannah Secondi, e cila do të bënte  pazar për rreth 45 minuta në një qendër tregtare.nena le femijen ne makine

Ai u vu re nga një çift që sapo po dilnin nga qendra dhe dëgjuan një zhurmë të çuditshme që vinte nga makina. Ata shkuan drejt makinës për të parë se çfarë ishte kjo zhurmë.

“ Ju mendoni se ne e gjetëm fëmijën duke qarë sepse kishte vapë, por në fakt ai nuk po qante” tha Chrysty Lansdowne.

Brenda në makinë ata panë një fëmijë të mbytur në djersë.  Më pas çifti u përpoq të hapte dyert e makinës për ta nxjerrë fëmijën jashtë, dhe e gjetën një derë të hapur. Ata thirrën ndihmën e shpejtë dhe i dhanë ndihmën e parë fëmijës.

“Nëse fëmija do të kishte qenë pa ndjenja ose në gjumë, ne nuk do të kishim as idenë më të vogël se çfarë po ndodhte në atë makinë” tha Jedidiah Bizzell. Raporti policor tregon se temperatura e brendshme e trupit të fëmijës ishte më shumë se 38° C, ndërsa temperatura e makinës, sipas zjarrfikësve, ishte më shumë se 59° C.  Kur nëna u kthye në makinë, bashkë me fëmijën tjetër, fëmija i shpëtuar ishte transportuar për në spital, ku sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Nëna u arrestua me akuzën e abuzimit me fëmijën, dhe i është vënë një gjobë prej 50.000 dollarë.

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë