Një çaj xhenxhefili në vend të kafes së mëngjesit

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Ilma Lamçe

A ka dhuratë më të madhe që mund t’i bësh organizmit sesa të zgjohesh në mëngjes dhe para se të nisesh për në punë, fakultet apo edhe në ndonjë event tjeter, ta nisësh ditën duke konsumuar një filxhan çaj xhenxhefili me vlera të larta ushqyese? Stomaku juaj do të jetë shumë mirënjohës.

caj xhenxhefiliMegjithëse shumë nuk kanë besim tek mjekimet alternative, ndoshta duhet ta kthejmë ndonjëherë kokën nga të mirat që na ofron natyra. Në ditët e sotme kjo është bërë e mundur, duke i tharë pjesë të veçanta të bimës, duke i përpunuar, derisa merret një pluhur komplet homogjen, i cili gjen përdorim në formën e çajrave të ndryshëm, siç është edhe çaji i xhenxhefilit.

Një mjekim tradicional nga xhenxhefili, i quajtur “xhenxhefili xhamajkan” apo “Xhejk” ishte klasifikuar si stimulant dhe shpeshherë përdorej për: çrregullimet në tretje, ulcerat gastrike, kapsllëk dhe dhimbjet e kokës.

Aciditeti gastrik: Ndjesia e irritimit dhe djegies së stomakut, që vjen si pasojë, e sekretimit të tepërt të acidit në stomak. Ai shfaqet në disa mënyra si: hidhërim i gojës për shkak të ardhjes së përmbajtjes acide në ezofag; djegie dhe pickim në zonën rreth zemrës, në mes të kraharorit. E njëjta ndjesi mund të krijohet edhe në fyt. Gazra dhe çrregullime të tretjes, rritja e aciditetit të stomakut mund të krijojë gaz i cili jep ndjesinë e fryrjes së barkut, krampeve dhe dhimbjeve të tij. Një çaj i përgatitur me bimën e xhenxhefilit do të ishte zgjidhja! Kjo bimë e njohur që në lashtësi për vetitë kuruese të saj gjen përdorim të madh edhe sot.

Për rënie në peshë: Sot një numër i madh njerëzish përdorin dietën me çaj jeshil dhe xhenxhefili për humbje në peshë. Acidet organike që gjenden në rrënjën e xhenxhefilit stimulojnë enzimat e tretjes, duke provokuar një rritje të harxhimit të kalorive. Kjo bën që metabolizmi të djegë më shumë kalori, duke bërë të njëjtin aktivitet si përherë. Kjo bimë gjithashtu përmban edhe vajra esencialë, të cilat i japin asaj aftësitë dobësuese. Madje edhe amvisat e kuzhinës e përdorin sot për të aromatizuar peshkun, zarzavatet, ëmbëlsirat dhe pijet. Me xhenxhefilin djeg kalori, humbet kolesterolin e tepërt dhe arrin peshën e duhur në mënyrë të shëndetshme.

Lehtëson dhimbjet e kokës, migrenën, dhe njihet për efektet e mëdha antioksiduese.

Parandalon të vjellat. Studimet tregojnë se xhenxhefili është efikas për ata që i zë makina, si dhe për të vjellat që shkakton shtatzënia.

Kombinimet:

Mjaltë me xhenxhefil: vret bakteret më shumë se antibiotikët e fuqishëm!

Çaj me xhenxhefil dhe limon: lehtëson dhimbjet e migrenës.

Çaj jeshil me xhenxhefil, shquhet për vlera të jashtëzakonshme terapeutike: rigjenerim i lëkurës, antiinflamator, parandalon dhe lufton kancerin e lëkurës. Hollon gjakun, stimulon ovulimin, lufton ulcerat e stomakut, parandalon gripin etj.

Këshillohet të pihet 1 filxhan çaj xhenxhefili 30 minuta para mëngjesit dhe një filxhan 30 minuta pas darke. Nëse niveli i yndyrnave në gjak është i lartë ose pesha trupore është e madhe, rekomandohet tre herë në ditë (mëngjes, drekë dhe darkë).

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit