Një gotë birrë në ditë mban sëmundjet e zemrës larg

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Në një spot publicitar thuhet “Kush pi birrë i kap të 100 vjetët”. Nuk është kaq e vërtetë, megjithatë vlerat e saj nuk duhen mohuar. Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i vetëm një gote birrë në ditë është i mirë për zemrën.birre

Teprimi me këtë pije dëmton shëndetin, por nëse e pini në sasi të moderuar, atëherë rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës ulet me një të katërtën, kanë zbuluar shkencëtarët.

Sipas ekipit të shkencëtarëve nga Instituti Mesdhetar i Neurologjisë, në Itali, alkool dhe përbërësit e tjerë kimikë që gjendjet tek kjo pije ulin rrezikun për t’u prekur na sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe sëmundje të tjera të arterieve.

Megjithatë shkencëtarët theksojnë se vetëm konsumimi në sasi të moderuar i kësaj pije ka përfitime shëndetësore, në të kundërt ajo do të dëmtojë shëndetin.

Birra përmban sasi të lartë të antioksiduesve, lëndë ushqyese këto që luftojnë përbërësit kimikë të dëmshëm që shkaktojnë atak në zemër.

Ajo është e pasur gjithashtu me minerale të ndryshme, si jod, magnez, kalium dhe fosfor, dhe përmban shumë pas sheqer, nivelet e larta të së cilës shkaktojnë diabet të tipit 2 dhe obezitet, një ndër faktorët kryesor të sëmundjeve të zemrës.

Një tjetër arsye përse duhet ta konsumoni birrën (në sasi të moderuar) është se ju ndihmon të dobësoheni (lexo këtu).

Për birrë të freskët, ne ju sugjerojmë “Te Stela Resort“.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin